Dita e Verës, 3000 ballokume për 1 javë, qytetarja nga Elbasani përcjell atmosferën e kësaj feste

14 Mars, 11:19| Përditesimi: 14 Mars, 11:38

  • Share

Festimet e Ditës së Verës janë shtrirë sot në të gjithë vendin. Specialja e kësaj dite janë ballokumet.

Në Tiranë, një grua e intervistuar nga ‘Rreze Dielli’ në Report TV tha se për këtë festë ka gatuar 3000 ballokume për 3-4 ditë për t’i shitur me rastin e kësaj feste.

Ajo foli nga prej tezgave të vendosura në bulevard dhe përcolli atmosferën e kësaj dite.

Pjesë nga intervista: 

E kam marrë nga gjyshja këtë zanat që 7 vjeçe edhe e kam vijuar. Më ka pëlqyer ky zanat. Për sot kemi gatuar rreth 3 mijë copë.

Pyetje: Për sa kohë i keni bërë?

Për 1 javë. 3-4 ditë sepse kemi punuar edhe natën edhe ditën që të jenë sa më të freskët. Që edhe njerëzit kur t’i marrin të dinë se çfarë hanë. Janë origjinale, me vezë të freskët, gjalpin e freskët, çdo gjë është e freskët.

Pyetje: Sa kushton 1 ballokume sivjet?

Kushton 1500.

Pyetje: E justifikon atë lodhjen, atë produktet bio që ju i bëni?

Nuk del asnjëherë ajo, sepse sivjet janë ngritur çmimet më shumë se vjet. Dalim jek e jek kur i thon, por ne e kemi traditë.

Pyetje: Ju jeni vajzë Elbasani. Pse keni zgjedhur t’i shisni në Tiranë këto ballokume?

Dje isha në Elbasan, se nuk e harroj vendlindjen time.

Pyetje: Do më tregosh sekretin e ballokumeve?

Sekretin e ka tek fija, tek hiri. Duan pak hi, që e ziejmë dy herë, e kullojmë, e hedhim që trazojmë brumin.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?