Dita e ujit të bekuar/COVID anulon ceremoninë e hedhjes së kryqit në shumicën e vendit! 'Devijon' Vlora, Pogradeci dhe Berati, ku ishte i pranishëm Meta (VIDEO)

6 Janar 2021, 10:07| Përditesimi: 6 Janar 2021, 15:47

  • Share

6 janari shënon Ditën e Ujit të bekuar për besimtarët ortodoksë. Për shkak të pandemisë tradita e hedhjes së kryqit në ujë dhe kapja e saj nga besimtarët për të marrë bekimin për këtë vit do të mungojë në qytetin e Korçës, Sarandës, Fierit, Durrësit dhe Gjirokastrës por jo në Vlorë, Pogradec dhe Berat ku i pranishëm në ceremoni ishte edhe presidenti Ilir Meta.

Shmangia e grumbullimeve ka bërë që kjo traditë të anulohet për këtë vit në Korçë, ndërsa mesha e ujit të bekuar për besimtarët u zhvillua në katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Korçë në orët e para të mëngjesit, ku ishin të pranishëm disa besimtarë. Pasi marrin ujin e bekuar në kishë sipas traditës besimtarët spërkatin pragjet e shtëpisë duke uruar bekime dhe mbarësi. Kjo meshë është mbajtur edhe në Berat.

Por pandemia nuk ka penguar këtë traditë në qytetin e Beratit, ku me dhjetëra besimtarë janë mbledhur për të bekuar qytetin me ujë si dhe të zhvillohet ceremonia e hedhjes së kryqit. Kanë qenë të shumtë të rinjtë që janë hedhur në lumin Osum për të kapur kryqin, një traditë që duket se as pandemia nuk i ka penguar ta zhvillojnë.9 të rinj sfidojnë temperaturat e ulëta dhe pandeminë dhe hyjnë në lumin Osum, ku kryqi u kap nga 21-vjeçari Daniel Lirza. Sipas traditës,21-vjeçari troket derë më derë në portat e banesave të lagjeve: "Mangalem", "Goricë" e "Kala" si dhe në lagjet e tjera beratase,ku "dorovitet" nga banorët

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe presidenti Ilir Meta, i cili uroi besimtarët në këtë ditë të bekuar, ndërsa tha se sot shënohet edhe 30 vjetori i hedhjes së kryqit, traditë e ndaluar në vitet e komunizmit.

“Është kënaqësi e veçantë të zgjidhja sot qytetin e Beratit, këtë qendër mijëravjeçare të qytetërimit tonë, për të festuar dhe uruar, ditën e Ujit të Bekuar. Hedhja e Kryqit në ujë, dhe pikërisht në lumin e Osumit, është në vetvete një bekim, që simbolizon edhe fuqinë e Zotit mbi njerëzit. Le të na ndriçojë kjo Ditë e Shenjtë dhe të na forcojë besimin në Zot, për të përballuar së bashku këto sfida të vështira, me të cilat ndeshemi, si pandemia COVID-19 dhe për të fituar të gjitha sfidat e këtij viti. Është një rast i shkëlqyer për t'ju uruar: Gëzuar dhe mbarësi për vitin 2021 të gjithë qytetarëve të Beratit dhe Shqipërisë! Zoti i bekoftë shqiptarët kudo ndodhen!”, tha Meta.

Ceremonia e hedhjes së kryqit është zhvilluar edhe në Vlorë, ku disa të rinj janë hedhur në det për të kapur kryqin e bekuar. Por edhe në Pogradec ku kryqi është hedhur në liqen.

Mesha e ujit të bekuar është mbajtur edhe në qytetin e Fierit dhe Sarandës, por nuk do të zhvillohet tradita e hedhjes së kryqit në ujë duke shmangur kështu grumbullimet. Në qytetin e Durrësit, Kisha Ortodokse ka zhvilluar meshën e ujit te bekuar, por jo ceremoninë e hedhjes së kryqit për shkak të pandemisë. Kjo ceremoni zhvillohej në afërsi të porti të Durrësit, për që këtë vit është zhvilluar vetëm mesha në ambientet e kishës së Shën Astit dhe Shën Pavlit.

Edhe në Gjirokastër u morr i njëjti vendim, ku u mbajt mesha e ujit të bekuar, por nuk u hodh kryqi në lum për të respektuar masat anti-covid.

VIDEO/Ceremonia në Pogradec

VIDEO/ Ceremonia në Berat

Ora 11:00
Uji i bekuar/ Pandemia anulon hedhjen e kryqit në ujë në Durrës dhe Gjirokastër

1609927303_berat.jpg

Në qytetin e Durrësit, Kisha Ortodokse ka zhvilluar meshën e ujit te bekuar, por jo ceremoninë e hedhjes së kryqit për shkak të pandemisë. Kjo ceremoni zhvillohej në afërsi të porti të Durrësit, për që këtë vit është zhvilluar vetëm mesha në ambientet e kishës së Shën Astit dhe Shën Pavlit.

Edhe në Gjirokastër u morr i njëjti vendim , ku u mbajt mesha e ujit të bekuar, por nuk u hodh kryqi në lumë për të respektuar masat anti-covid.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?