Periferi

Dita e Tokës, në Gjermani ndotësi më i madh i mjedisit

22 Prill 2020, 14:13| Përditesimi: 22 Prill 2020, 18:26

  • Share

Në zemër të Gjermanisë janë minierat më të mëdha të karbonit, burim i fuqishëm ndotjeje për gjithë Europën. Garzweiler, pronë e gjigandit Rwe, është vendi që prodhon më shumë CO2 në të gjithë kontinentin. Jo sot, por prej 47 vitesh.

Dhe Gjermania është vendi i ëndrrave, i pasurisë, i mirëqënies edhe të shumë shqiptarëve. Nuk bëjmë me faj asnjeri. Njësia matëse e njeriut sot është pasuria, por, sa më lart të ngjitemi në shkallët e pasurisë, aq më “në qafë” do t’u biem më të varfërve dhe sidomos Natyrës.

Sot është 22 prill, i njohur prej të gjithëve si Dita e Tokës. Eshtë vënë kjo datë simbolikisht për të kthyer vëmendjen te planeti i mrekullueshëm e magjik, parajsa e vizatuar kushedi se nga cila dorë që na strehon prej mijëra e mijëra vitesh.

E megjithatë admirojmë politikat ekonomike të Gjermanisë, politikat për mjedisin, admirojmë të jashtëzakonshmen Merkel dhe parajsën e mirëqënies që ka ngritur. Si të mos admirohet një realitet e një parajsë e tillë? Po. Por në anën tjetër të peshores janë minierat më ndotëse që vazhdojnë e vazhdojnë të hanë Tokën, pa e vrarë mendjen për njeri.

Mund të vazhdojmë të vendosim data e ditë të bukura për Tokën, mund të bëjmë fotografi e vizatime nga më mallëngjyeset, mund të vëmë fëmijët të recitojnë për zogjë e fluturat, të moshuarit të përloten për pikën e shiut, por nëse një pakicë e globit, nuk do të heqë dorë nga pasurimi i tejskajshëm, duke mbajtur të heshtur e të pafuqishëm me disa thërrime pjesën tjetër, kemi firmosur bashkë fundin e botës. Nuk do të shërbejnë më as fotot mallëngjyese të Angela Merkelit në radhë si çdo njeri i thjeshtë i Universit.

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hinglateri: 22/04/2020 23:04

    S A K T E.

    Përgjigju
  • Klodi: 22/04/2020 14:41

    Si nje person qe shkruan prej kohesh, besoj se ketij shkrimi i mungon informacioni se cfare do te behet me kete miniere, apo edhe me centralet qe punojne me qymyr. Sa me i plote shkrimi aq edhe me shume vlere ka, sidomos ne Diten Boterore te Tokes.

    Përgjigju
    • ermia: 22/04/2020 15:55

      Gjermania ka premtuar te mbylle energjine me karbon brenda 2038, nderkohe jemi ne 2020 me nje pandemi qe emfatizohet pikerisht nga ndotja. Cfare vlere kane premtimet, planifikimet kur veprimi duhet sot dhe vetem sot. Vleresoj ngacmimet per ndergjegjesim nga ana e Albes

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?