Dita e tokës, Bashkia mbjell 350
pemë dekorative: "Japim jetë"
"Bëj diçka për të shpëtuar Tokën"

22 Prill 2016, 11:43| Përditesimi:

Data 22 prill shënon ditën ndërkombëtare të tokës, e cila ndryshe konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive.

Edhe në Shipëri përkujtohet dita ndërkombëtare e Tokës. Bashkia e Tiranës mbjell 350 pemë dekorative në lulishten pranë ish-Fushës së Aviacionit

Lulishtja qendrore mes pallateve pranë ish-Fushës së Aviacionit në Laprakë shumë shpejt do të ketë një pamje krejt tjetër sa i përket gjelbërimit. Administrata e Bashkisë Tiranës, në shenjë sensibilizimi me Ditën Ndërkombëtare të Tokës, mundësoi mbjelljen në këtë hapësirë të rreth 350 pemëve dhe bimëve të tjera dekorative të llojeve të ndryshme. I pranishëm në aksionin e mbjelljes sëpemëve ishte edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i cili theksoi se kjo është mënyra më e mirë për të menduar dhe mbrojtur mjedisin dhe gjelbërimin në Tiranë.
 
“Jemi këtu si pjesë e aksionit të Bashkisë së Tiranës, në kuadër të Ditës së Tokës,së bashku me një pjesë të punonjësve të saj, të cilët përveç se janë punonjës të qytetit që punojnë 365 ditë për qytetin, kanë kontribuar individualishtpër të mundësuar që në këtë park të mbillen më shumë pemë”, tha Mazniku. Ai shtoi se shembulli i dhënë nga punonjësit e administratës së bashkisë duhet të shërbejë për ndërgjegjësimin e qytetarëve për të kontribuar në ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit në qytet.
 
“Sot po mbillen mbi 300 pemë të llojeve të ndryshme për t’i dhënë një jetë të re këtij parku. Ky kontribut është një mesazh i rëndësishëm që secili prej nesh, si qytetar i Tiranës, duhet të japë diçka për të përmirësuar qytetin. Sigurisht, ne e bëjmë këtë përmes taksave, por duhet ta bëjmë edhe në mënyrë aktive, duke kontribuar për qytetin.”, u shpreh nënkryetari Mazniku. Ky aksion vjen edhe në kuadër të angazhimit që ka marrë Bashkia e Tiranës për të mbjellë 1 mijë pemë çdo muaj në Tiranë. Deri më tani Bashkia e Tiranës ka mbjellë në parqe dhe në rrugët e Tiranës më shumë se 9 mijë pemë.
 
Dita Ndërkombëtare e Tokës ndryshe konsiderohet si dita e apelit ndaj problemeve mjedisore të planetit tonë. Në këtë ditë të veçantë, çdo qytetar i ndërgjegjshëm duhet t’i kushtojë pak kohë kujdesit për mjedisin. Në këtë kuadër vjen dhe nisma e administratës së Bashkisë së Tiranës, e cila bëri të mundur mbjelljen e 350 pemëve nga të cilat: 50 bli, 40 manjola, 40 panja, 30 ilq, 50 liquidambar, 50 fotinja, 30 kumbull, 20 dafinë, 20 oleandër dhe 20 gështenjë.

mbjell peme bashkai veliaj

mbjell peme bashkai veliaj

mbjell peme bashkai veliaj

mbjell peme bashkai veliaj

mbjell peme bashkai veliaj

rama

rama


Fotogaleria për foto të tjera

*Vijon
(s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?