‘Dita e shtegtarëve’, lezhjanët festojnë me emigrantët, luajnë futboll dhe zhvilluan koncert! Futbollisti: Kjo është një gjë e mirë që na bashkon

15 Gusht 2023, 18:04| Përditesimi: 15 Gusht 2023, 18:07

  • Share

Dedikuar emigrantëve që rikthehen në vendlindje për të kaluar pushimet verore, “Dita e shtegtarëve” u festua për të 17-in vit radhazi në Lezhë.

Në një ditë festive bashkimi, futbolli është ai që ka bërë bashkë vendasit me ata që jetojnë jashtë Shqipërisë në një ndeshje zhvilluar në stadiumin “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës.

 “Siç është bërë traditë ndër vite, Dita e shtegtarëve dhe startoi sot me ndeshjen mes qytetarëve banorë të Lezhës dhe emigrantëve që janë banorë të Lezhës por jetojnë në emigrim. Është e rëndësishme sepse rrijnë me njëri-tjetrin, ndajnë eksperienca, shihen pas shumë vitesh. Kujtojnë me nostalgji vitet që kanë kaluar në Shqipëri.”- tha Nikollin Shtjefni.

“Kjo është një gjë e mirë që na bashkon ne që jetojmë këtu dhe pjesa që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit”, thotë një futbollist

Veprimtaritë për Ditën e Shtegtareve do të kulmojnë mbrëmjen e kësaj të marte me një koncert festiv në sheshin "Gjergj Kastrioti" ku do të marrin pjesë artistë të mirënjohur të skenës shqiptare.

Dhjetëra emigrantë dhe qytetarë lezhjanë pritet t’i bashkohen e cila do të zgjasë për disa ore duke kaluar çaste gëzimi dhe argëtimi në këto ditë të nxehta gushti.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?