Dita e Rinisë, Kryemadhi: Sot,
sytë e zemra janë te të rinjtë

8 Dhjetor 2017, 18:18| Përditesimi:

  • Share
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka cilësuar si një “ditë të madhe” 8 dhejtorin e 27 viteve më parë.

“Data 8 Dhjetor ishte shkëndija e parë në qiellin e errësuar të shoqërisë shqiptare”, është shprehur Kryemadhi në Facebook.

Ajo ka kujtuar se ishin të rinjtë ata që me fuqinë e ëndrrave të tyre, nën thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, besuan dhe mundën të thyenin vargonjtë e frikës për të jetuar në një Shqipëri të lirë.

“Sot, sytë dhe zemra përsëri janë te të rinjtë! Tek ata kërkojmë frymëzimin për të punuar e jetuar demokracinë dhe lirinë e ëndërruar në tokën amë!”.

 

Redaksia Online

J.Sh Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?