Dita e punëtorëve/ Tubim i shoqërisë civile në Tiranë, punonjësja e pastrimit: Pagat e ulëta! Nuk na dalin as për të plotësuar kushtet e fëmijëve

1 Maj 2023, 15:21| Përditesimi: 1 Maj 2023, 15:34

  • Share

Pranvera është punojnëse e pastrim gjelbërimit në Elbasan. Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, ajo thotë se pagat janë të ulëta dhe nuk i del për të larë qiranë, dritat, ujin dhe për të plotësuar nevojat e fëmijëve.

“Ne me të vërtetë fshijmë rrugët, por mos të na fshihen të drejtat tona si punëtore që jemi. Kërkojmë rrogën që na takon. Po kërkojmë një pagë sa është për të gjithë. Pse mos t’ja plotësoj kushtet fëmijës tim? Me 270 mijë lekë të vjetra nuk ja plotësoj kushtet fëmijës tim. Nuk na del rroga të lajmë qiranë, dritat, ujin. Qeveria i kërkon këto, por nuk na plotëson kushte”, tha Pranvera. 

50-vjeçarja së bashku me organizatat joqeveritare, sindikata e grupe të tjera të interesit, edhe pse në numër të vogël, protestuan për të kërkuar të drejtat e tyre por dhe të të gjithë punëtoreve në vendin tonë.

Eksperti për të drejtat në punë Edison Hoxha, thotë se dy janë problemet kryesore me të cilat përballen punëtorët në Shqipëri, çështja e pagave dhe kushtet në punë. Mungesa e sigurisë në punë shpesh është bërë shkak i aksidenteve dhe vdekjeve në vendin e punës, ku vetëm gjatë vitit 2022, 32 punonjës kanë ndërruar jetë.

Hoxha rendit edhe dy sektorët që kanë mangësi të shumta për sigurinë e punonjësve, që janë ndërtimi dhe minierat.

Një grup shoqatash, të bashkuara në koalicionin shqiptar për të drejtat në punë, përmes një peticioni drejtuar kryeministrit të vendit kërkojnë që të merren hapa konkretë për respektimin e të drejtave të punëtoreve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?