Me një mesazh në rrjetet social, presidenti Ilir Meta ka kujtuare miliona jetë të pafajshme hebrenjsh të humbura gjatë Holokaustit.
Ai shprehu krenarinë për kodin tonë të nderit dhe mikpritjes BESA, e ndërsa shtoi se Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë ku numri i hebrenjve ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore se para luftës, sepse familjet shqiptare, të besimeve të ndryshme, mbrojtën popullin hebre gjatë asaj periudhe të errët.
“Sot, në përvjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës, nderojmë miliona jetë të pafajshme hebrenjsh të humbura gjatë Holokaustit.
Krenarë për kodin tonë të nderit dhe mikpritjes BESA, Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë ku numri i hebrenjve ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore se para luftës, sepse familjet shqiptare, të besimeve të ndryshme, mbrojtën popullin hebre gjatë asaj periudhe të errët.
Duke përkujtuar viktimat e pafajshme të mizorisë së pashpirt të Holokaustit, dënuar antisemitizmin, mungesën e tolerancës, bashkëjetesës, dhe shkeljen e lirive, të drejtave dhe dinjitetin njerëzor, të gjithë duhet të angazhohemi dhe të mos lejojmë KURRË MË të tilla tragjedi, gjenocide dhe akte çnjerëzore.”, shkruan ai.
Lajmi kryesor:
Bota nuk e harron! Sot, 'Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit'! Meta dhe Xhaçka: Shqipëria, krenare për shpëtimin e hebrenjve
J.GJ./ReportTv.al