Dita e Pavarësisë, ambasada e SHBA publikon videon e veçantë: Shqiptarët luftuan për kulturën dhe historinë! NATO: Gëzuar aleati ynë

28 Nëntor 2023, 08:52| Përditesimi: 28 Nëntor 2023, 13:23

  • Share

TIRANË- Në këtë ditë të shënuar, nuk mund të mungonte urimi për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë nga aleati i palëkundur i vendit tonë. Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një video ka uruar gjithë shqiptarët për ditën e Flamurit.

Oficerët dhe stafi i ambasadës amerikane ka udhëtuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë jo vetëm për të uruar popullin shqiptar, por ambasada thotë se është edhe një mesazh për të përjetuar kulturën dhe historinë për të cilën kanë luftuar shqiptarët.

“Urime popullit shqiptar nga US Embassy Tirana në 111 vjetorin e Pavarësisë! Për të shënuar këtë ditë të veçantë, oficerët dhe stafi ynë amerikanë kanë udhëtuar në të gjithë Shqipërinë jo vetëm për të ndarë këtë mesazh, por për të përjetuar kulturën dhe historinë e larmishme për të cilën kanë luftuar kaq shumë shqiptarë gjatë gjithë historisë suaj të pasur. Gëzuar Ditën e pavarësisë! Gëzuar Shqipëri”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.

Edhe kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams ka zgjedhur t’ua urojë shqiptarëve pavarësinë duke postuar foto të shqiptarëve atje teksa në një moment bën edhe shqiponjën mes një grupi policësh njujorkezë.

“Nga ‘Shqipëria e Vogël’ në Bronx, në Brooklyn, në Staten Island, fqinjët tanë shqiptarë janë pronarët e bizneseve të vogla, sipërmarrësit dhe njujorkezët punëtorë që e mbajnë qytetin tonë në lëvizje. Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqiptare”, shkruan Adams.

Përmes rrjetit social X, NATO uroi Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë, me një foto të një ushtari shqiptar në misionet paqeruajtëse të aleancës me një flamur kuqezi në duar.  

Urime ka përcjellë është Ambasada Gjermane, duke shkruar se qëndron krah për krah me partnerët në Shqipëri në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

I gjendur në Bruksel në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, Igli Hasani ka përcjellë urime duke theksuar se Shqipëria sot është faktor stabiliteti e orientimi euroatlantik në rajon.

Në 111-vjetorin e Pavarësisë, shqiptarët i ka uruar edhe faqja më e klikuar në Internet, Google. Gjiganti botëror ka vendosur në mesin e saj Flamurin kuqezi që valëvitet.

Shqipëria feston 111 vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Ora 11:26
NATO: Urime Shqipërisë për ditën e Pavarësisë

Përmes një fotoje të postuan në Twitter, NATO ka uruar Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë.

“Urojmë aleatin tonë Shqipërinë që feston ditën e Pavarësisë” thuhet në postimin e Natos, që shoqërohet me një foto të një ushtari shqiptar në misionet paqeruajtëse të aleancës me një flamur kuqi e zi në duar.  

Ora 10:39
Sot 111 vjetori i Pavarësisë, ambasada gjermane: Krah Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE

Ambasada gjermane në Tiranë ka uruar 111 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa shkruan se do t’i qëndrojë në krah vendin tonë në rrugëtimin drejt BE.

“Ambasada Gjermane i uron të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Pavarësisë! Ne qëndrojmë krah për krah me partnerët/et tanë në Shqipëri në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, shkruan ambasada.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?