Dita e parë e shkollës, Ministri i Brendshëm ndjek nga afër punën e Policisë Rrugore

11 Shtator 2023, 09:18| Përditesimi: 11 Shtator 2023, 09:28

  • Share

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur sot nxënësit e arsimit parauniversitar, me rastin e ditës së parë të shkallës për vitin shkollor2023-2024. Balla ka ndjekur nga afër zbatimin e masave të “paketës së sigurisë në shkolla”, duke pare nga afër punën e Policisë Rrugore në perimetrin e sigurisë pranë disa shkollave në kryeqytet.

Ministri gjithashtu u ka uruar suksese nxënësve dhe mësuesve për këtë vit shkollor, përmes një postimi të rrjetet sociale.

“Mirëmëngjes dhe shumë suksese nxënësve dhe mësuesve në këtë vit të ri shkollor. Policia e Shtetit do të bëjë gjithçka për të garantuar siguri e qetësi pranë mjediseve shkollore,” – shkruan Balla në profilin e tij në Facebook.

Dita e parë e shkollës, Ministri i Brendshëm ndjek nga afër punën e Policisë Rrugore

Lajmi kryesor:

Nis viti i ri shkollor, rreth 29 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës për herë të parë! Në Tiranë sërish mësim me turne


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?