Dita e Monumenteve, ‘mbrëmje Gala’ në Kalanë e Beratit

23 Prill 2022, 17:58| Përditesimi: 23 Prill 2022, 18:01

  • Share

Tingujt e muzikës, trashëgimia kulturore, vlerat dhe arkeologjia e kujtesës historike të qytetit janë ndërthurur bashkë në një mbrëmje “Gala” në Kalanë e Beratit, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve.

Një “start” dhe për çeljen e sezonit të ri turistik, mbrëmja kulturore " mblodhi së bashku të ftuar, arkeologë dhe artistë berates në sheshin "Kostandini i madh” të qytetit muze.

Për kryebashkiakun e Beratit Ervin Demo evente të tilla janë një mundësi e mirë për të shpalosur vlerat e rralla historike dhe kulturore të qytetit të trashëguara ndër breza.

 “Ne duhet të jemi shumë krenarë për të gjithë atë që pëfaqëson qyteti i Beratit, mbi të gjithë për të gjithë atë histori dhe aq më shumë e përkthyer në trashëgiminë kulturore të ecurisë që shqiptarët kanë bërë ndër shekuj. Përgjegjësia jonë është jo vetëm ta ruajmë këtë por mbi të gjitha t’i kthejmë shkëlqimin disa prej aseteve që mbase janë pluhrosur në dekada apo në shekuj.”, tha Demo.

Mbrëmja kulturore është mbyllur nën tinguj e muzikës beratase ndërsa këngëtarja Ezgona Ademi dhe banda e saj ka ndezur për disa minuta me radhë kalanë e qytetit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?