Dita e gjashtë e vaksinimit për COVID/ Koordinatorja: Procesi do vijojë dhe gjatë fundjavës

16 Janar 2021, 12:10| Përditesimi: 16 Janar 2021, 14:27

  • Share

Sot shënohet dita e gjashtë që prej fillimit të procesit të vaksinimit COVID në vendin tonë. Deri më tani janë vaksinuar 369 mjekë, infermierë dhe personel shëndetësor të 4 spitaleve COVID.

Manjola Shtylla, koordinatore për vaksinimin ka shpjeguar për Report Tv procesin i cili do të vijojë dhe gjatë fundjavave pa ndërprerje.

Ajo u shpreh se aktualisht në stadiumin 'Air Albania' janë 8 postacione ku bëhen mbi 50 vaksina në ditë. Gjithashtu koordinatorja shpjegoi dhe rrugën e transportimit të vaksinës në stadium.

Vaksina e cila ruhet në ISHP në frigoriferë me temperaturë - 80 gradë celsius, transportohet drejt stadiumit e shoqëruar nga forca policie. Aty, vaksina mbahet në frigoriferë të vegjël në temperaturën 2-8 gradë celsius për disa orë.

"Deri tani janë vaksinuar mbi 300 persona të spitaleve COVID. Edhe sot vijon procesi i vaksinimit, do vijojë edhe ditën e dielë. Vaksinohen mbi 50 persona në ditë vaksinohen. Vaksina vjen nga ISHP e shoqëruar nga forcat e policisë, atje ruhet në temperaturën minus 80 gradë, në stadium ruhet në 2-8 gradë" - tha Shtylla.

Koordinatorja e vaksinimit u shpreh se me një flakon kryhen 6 doza. Ajo shprehet se personat të cilët vaksinohen, monitorohen më tej nëpërmjet mjekut të familjes nëse shfaq shqetësime ose jo deri në kryerjen e dozës së vaksinës 21 ditë më pas.

Procesi i vaksinimit në Shqipëri filloi më 11 janar me anë të 975 dozave të para Pfizer. Kryeministri Rama u shpreh se këto doza ishin dhuratë nga një vend mik i Shqipërisë. Ndërkohë në javën e tretë të këtij muaji pritet mbërritja e 10.700 dozave të tjera nga Pfizer nga 500.000 të siguruara nga qeveria shqiptare.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gëzimi: 16/01/2021 16:39

    Është turp të quhet sukses me 50-60 të vaksinuar në ditë. I bie që me këtë numër vaksinimesh 2 milion banorë të vaksinohen në 91 vite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?