Dita e fundit si mësuese, rrëfimi i Fatime Cerës me lot në sy: Nxënësit do më mungojnë, janë 41 vite në arsim, ishte pasioni im

14 Qershor 2023, 15:58| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 16:04

  • Share

Emocionet e kanë mbërthyer mësuese Fatime Cerën. Për të sot është dita e fundit me nxënësit. Jo për shkak të mbylljes së vitit shkollor, por përmbyll gjithë periudhën e mësimdhënies e tashmë do të dalë në pension. Ka mbetur e ulur në tavolinën e mësuesit dhe vetëm sodit e mallëngjyer nxënësit e saj duke u përpjekur më kot të fshehë emocionet.

“Patjetër që do të më mungojnë. Kur i shoh të mërzitur, mërzitem dhe unë.”

Janë plot 41 vite në arsim, mes nxënësve e kolegëve duke ndarë me ta momente të bukura e të trishta. Ende nuk e beson që kjo është dita e fundit mes tyre...

“E kam pas shumë pasion si punë dhe kënaqësi. Me thënë të drejtën, pak patëm vështirësi tek situata që na krijoj pandemia. Momentet e bukura janë të gjithë dhe nuk i ndaj dot, që tek veprimtaritë, aktivitetet e gjithçka. Aq sa e vështirë dhe e bukur”

Teksa kujton momente nga jeta e gjatë profesionale, mësuese Fatimes i mbushen sytë me lot, një dëshmi se ndarjet janë gjithmonë të dhimbshme dhe aspak të lehta.

‘Nuk dua lot.”

Mësuese Fatimja na thotë se në klasën e saj ka fëmijë të ish -nxënësve të saj. Eriselda është një prej tyre.

“Ajo buzëqeshja që na jepte mësuesja çdo ditë, përqafimi i saj, mësimi që na shpjegonte, çdo gjë do na mungoj”, tha ajo.

Nxënësit e tjerë mes emocioneve për ndarjen thonë se nga mësuese Fatimja do iu  mungojë dashuria e dhuruar në 5 vitet e para të shkollës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?