Dita e festës së ullirit në Berat, fermerët: Më pak prodhim, do ndikojë në rritjen e çmimit

28 Tetor 2023, 17:59| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 09:46

  • Share

Vjelja e ullinjve në Berat ashtu siç e do tradita, është mbyllur me Festë.

Epiqendra e festës, ishte çdo vit në fshatin Bilçë, një ndër zonat me sipërfaqen më të madhe të ullinjve në Shqipëri.

Me këngë e valle të zonës, fermerë e qytetarë të zonave përreth gëzuan, ndonëse prodhimi sipas tyre nuk ishte në rendimentin e një viti më parë.

"Vit me prodhimtari të ulët. Mendohet se është 30% e prodhimit mesatar. Në dëm të ne përpunuesve, fermerëve", tha një fermer.

"Kushtet atmosferike, nuk ka shi. Sasi e tej zgjatur. Në kohën që nxori lule, bëri ftohtë", tregoi një tjetër.

Fermerët thonë se prodhimi i ulët do të rrisë çmimin, teksa synimet i kanë për ta shitur vajin e ullirit jashtë.

"Kemi diku tek 800 rrënjën. Kemi eksportuar në Kanada, Itali, Kosovë ulli Berati”, u shpreh një tjetër.

Pjesë e festës ishte edhe kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo, i cili dha edhe një lajm për banorët e Bilçës.

“Vitin tjetër ne do vijmë me urë të përfunduar. ta gëzoni festën, dhe mbi të gjitha ta gëzoni urën”, u shpreh kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo.

Berati njihet për kultivimin e ullinjve, ndërsa viti 2022, shënoi rekord të prodhimit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?