Politikë

Dita e dytë e kampit të LRI në Jalë, Kryemadhi nuk duket sërish gjëkundi! Vendin 'ia zë' Kejdi Mehmetaj: Kjo është java e parë e fillimit të betejave të reja

24 Gusht 2021, 21:26| Përditesimi: 24 Gusht 2021, 22:55

  • Share

VLORË- Në ditën e dytë të kampit të LRI-së, sërish është vënë re mungesa e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Fjalën e ka nisur nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, por në asnjë moment, ajo nuk ka argumentuar këtë mungesë të Kryemadhit, e cila prej javësh, që pas disfatës së 25 prillit, "është zhdukur". Karrigia e saj sërish sot ishte bosh, "vendin" ia zuri Kejdi Mehmetaj që mbajti fjalimin e para, mirëpo jo gjithçka nisi shumë mirë. Në momentin që Mehmetaj ngjitet në skenë, asaj i rrëshket këmba dhe për pak rrëzohet në skenë, mirëpo ish-deputetja e mbajti veten dhe e kaloi me të qeshur. Për Mehmetajn, e cila u la jashtë Kuvendit, pasi Kryemadhi zgjodhi të merrte mandatin në Fier dhe të fuste në parlament Petrit Vasilin, kjo javë është shumë e rëndësishme pasi do të përcaktohen betejat e reja që e presin LSI në shtator.

"Nuk është java e fundit e verës, por java e parë e fillimit të betejave të reja, jam e bindur që kjo javë do të na shërbejë të gjithë për të ridimensionuar veten, si do e fillojmë shtatorin, betejat e ardhshme dhe fokusin tonë, se kush më mirë na e tregojnë se rinia për atë që Shqipëria ka nevojë. Shqipëria drejtohet nga një kast personash që nuk duan t'ia dinë për ju , por vetëm për veten dhe xhepat e tyre dhe se si të përfitojnë sa më shumë nga ky vend, duke na detyruar ne të rinjve që të largoheni se ju jeni rreziku me i madh i këtyre njerëzve që duan të pinë gjakun tonë", tha Mehmetaj në fjalimin e saj.

Për kryetaren e LRI-së, Floida Kërpaçi mungesa e saj erdhi si pasojë e angazhimeve të Kryemadhit dhe se ajo do të jetë prezente në ditët në vijim në kampin në Jalë, por se kur nuk dihet... Kjo mungesë e Kryemadhit shton edhe më shumë pikëpyetjet për pozicionin e saj në këtë parti dhe nëse do të vijojë ta udhëheqë sërish atë edhe pas disfatës së 25 prillit.

VIDEO/ Momenti i rrëzimit

Ora 22:37
E kishte mbajtur të fshehtë, ish-deputetja e LSI-së në pritje të ëmbël

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj është shtatzënë për herë të parë. E pranishme në kampin e të rinjve të LRI-së në Jalë, Mehmetaj u shfaq me barkun e rrumbullakosur, megjithëse ka zgjedhur që shtatzëninë ta mbaj larg vëmendjes publike.

1629837634_1629833195keijda.jpg

1629837643_Screenshot2.jpg

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • shqiptar: 24/08/2021 21:54

    eshte vertet shume e dhimbshme te shohesh se si BRAINWASH LSIja keta 16-17vjecare me politike. eshte vertet torturuese. Keta qe akoma nuk e dine nese rotullohet toka a jo, dhe qe duhet te ishin duke mbushur kokehn me njohuri e teknologji se rruges se jetes ate kane per te pare jo keta dordolecet e LSI. Se cfare i hyn ne pune nje 18 vjecari ky pasqyrim i jetes nga kjo gala une nuk e kuptoj. Po moj zonje te ikin dhe te vene te marin arsim aty ku eshte me i miri, e sec bejne me pas eshte puna e tyre, Ti do mbetesh peshk pa uje pa keta njerez, po vertet leri keta te shkrete te bejne gjene me te mire per vehten, dhe nje nga to eshte pikerisht edukimi, e pastaj te shohesh se sa do te ndjekin nje budallallek si LSI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?