Dita e dytë e grumbullimit, Kombëtarja zhvillon stërvitjen! Me grupin bashkohen 5 futbollistë, Asllani qetëson stafin

14 Nëntor 2023, 11:17| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 13:59

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit po vijon përgatitjet për ndeshjen kundër Moldavisë, e cila luhet të premtë më 17 nëntor në orën 18:00 në transfertë dhe vlen për grupin E kualifikues të Euro 2024.

Paraditen e së martës, duke nisur nga ora 11:00 në "Shtëpinë e Futbollit" në Tiranë, Sylvinho ka nxjerrë në stërvitje të tijtë, për trajnimin e dytë. Skuadrës “kuqezi” i janë bashkuar pasditen e së hënës edhe Laçi, Mitaj, Berisha, Daku e Kastrati, të cilët nuk ishin në ditën e parë të grumbullimit në “Shtëpinë e Futbollit”, për shkak se nuk kishin mbërritur ende.

Lojtarët janë bashkuar me ekipin, teksa shqetëson vetëm gjendja e Kristjan Asllanit për shkak të problemeve muskulore. Mesfushori i Interit këtë paradite u bashkua në stërvitje me ekipin, teksa dje mori ngarkesë në mënyrë të diferencuar. Kujtojmë se trajneri ka marrë në ekip Medon Berishën e Leçes, ndërsa në vend të Ajetit të dëmtuar ka thirrur Jon Mersinaj. 

Në grupin E kualifikues, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Çekia me 11-të, Polonia me 10-të, Moldavia me 9-të dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

Kombëtarja në stërvitjen e fundit

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?