Dita e Çlirimit, Meta homazhe të Varrezat e Dëshmorëve: Ta ndërtojmë të ardhmen në këtë vend

29 Nëntor 2022, 12:12| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 12:20

  • Share

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar homazhe te Varrezat e Dëshmorëve për 78-vjetorin e Ditës së Çlirimit, teksa ka dhënë dhe një mesazh për të rinjtë. 

“E rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Është një ditë krenarie për sakrificat e pakufishme të asaj gjenerate të re dhe patriotike që sakrifikoi jetën dhe dha gjithçka për lirinë e atdheut. Është një ditë mirënjohje për të gjithë ata që kundërshtuan pushtimin që në 7 prill 1939 dhe deri në ditën e çlirimit të atdheut dhe që e rreshtuan Shqipërinë në koalicionin e madh fitimtar kundër nazi-fashizmit. Sot është njëkohësisht një ditë reflektimi për t’u angazhuar të gjithë më shumë, e sidomos të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë sot për një betejë po kaq të rëndësishme që është forcimi i Shqipërisë, i pozitës së saj, i garantimit të së ardhmes së saj si një vend europian, demokratik, si një vend ku qytetarët e saj jo vetëm janë të lirë dhe të barabartë, por edhe janë plot besim dhe optimizëm për të ndërtuar të ardhmen pikërisht në këtë vend, pasi për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi është derdhur gjaku i djemve dhe vajzave më patriotë, më atdhetarë, më të ndershëm dhe kjo sakrificë nuk mund të çohet dëm”, deklaroi Meta.


Lajmi kryesor:

78-vjetori i Çlirimit, ‘Gjermani i fundit’ ndan sërish PS-në dhe PD-në! Begaj, Nikolla, Veliaj dhe ambasadorët homazhe te Varrezat e Dëshmorëve


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?