Logoja Vjosa Park Kombëtar

Dita Botërore e Ujit, Meta: Të shpallet Vjosa Park Kombëtar, ta mbrojmë këtë trashëgimi nga çdo projekt shkatërrimtar

22 Mars 2021, 11:21| Përditesimi: 22 Mars 2021, 11:25

  • Share

Sot në Ditën Botërore të Ujit, presidenti i vendit Ilir Meta, ka kërkuar që të gjithë shqiptarët të solidarizohen me kauzën e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, në të gjithë gjatësinë e lumit.

Meta nënvizon në një postim në rrjetet sociale se është përgjegjësia e jonë që të mbrojmë këtë trashëgimi të vyer natyrore kombëtare dhe europiane, nga çdo projekt shkatërrimtar dhe abuzues.

Sakaq presidenti shton se Vjosa ka rëndësi europiane, ndaj duke risjellë në vëmendje edhe rezolutën e Parlamentit Europian për shpalljen e saj Park Kombëtar, i nxis të gjitha autoritetet e larta të BE të përkrahin fuqimisht kauzën, që na përket të gjithëve. E Duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!

‘Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, i inkurajoj të gjithë shqiptarët të solidarizohen me kauzën e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, në të gjithë gjatësinë e lumit.

Është përgjegjësia jonë të mbrojmë këtë trashëgimi të vyer natyrore kombëtare dhe europiane nga çdo projekt shkatërrimtar dhe abuzues.

Thellësisht mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të aktivistëve mjedisorë, shkencëtarëve dhe akademikëve vendas e të huaj, që i kanë dhënë forcë zërit të komunitetit duke shfaqur në Tiranë , por edhe në kryeqytetet më të rëndësishme të Europës , në Bruksel , Berlin dhe Paris thirrjen që buçet nga lumi: Vjosa park kombëtar tani!

Vjosa ka një rëndësi mbarë europiane. Ndaj duke risjellë në vëmendje edhe rezolutën e Parlamentit Europian për shpalljen e saj Park Kombëtar, i nxis të gjitha autoritetet e larta të BE të përkrahin fuqimisht kauzën, që na përket të gjithëve. E Duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!’- shkruan Meta.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?