Një luan

Dita Botërore e Luanit, WWF ngre alarmin: Gjuetia pa leje, 'mbreti i xhunglës' rrezikon zhdukjen

10 Gusht 2022, 12:39| Përditesimi: 10 Gusht 2022, 15:28

  • Share

World Wildlife Fund (Fondi botëror i jetës së egër) ka ngritur alarmin për të ardhmen e specieve në ditën kur festohet Dita Botërore e Luanit

Në shekullin e kaluar, numri i luanëve të pranishëm në Afrikë ka rënë në mënyrë drastike, duke shkuar nga 200,000 në fillim të viteve 1900 në më pak se 30,000 të mbetur sot në kontinent. Reduktimi i ekzemplarëve në Afrikë vazhdon të përkeqësohet.

“Kërcënimet janë gjuetia pa leje, fakti që luanët vriten për të mbrojtur bagëtitë e rritura nga njerëzit, por edhe zhdukja e habitateve dhe presë natyrore”, shpjegon Isabella Pratesi, drejtoreshë e ruajtjes së ËËF Itali.

Luanët janë të pranishëm në 27 vende afrikane, por vetëm në 7 prej tyre ka popullata me më shumë se një mijë individë. Lloji, tani është zhdukur në 26 shtete të diapazonit të origjinës. Ekziston gjithashtu një popullsi e vogël e luanëve aziatikë që jetojnë në Indi, në Parkun Kombëtar Sasan Gir.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?