Orjola Pampuri

Dita Botërore e Autizmit, PD propozon hartimin e një legjislacioni speficik dhe të një strategjie për personat me çrregullime të spektrit autik

2 Prill, 15:09| Përditesimi: 2 Prill, 15:27

  • Share

Në ditën botërore të personave me çrregullime të spektrit autik, Partia Demokratike nënvizon domosdoshmërinë e hartimit të një legjislacioni specifik dhe strategjie për ta. Nënkryetarja Oriola Pampuri tha se personat autikë në vendin tonë po përballen me stigmatizim e diskriminim në shoqëri.

'Duke njohur vështirësitë e personave me çregullim autik në Shqipëri, që ende vazhdojnë të përballen me forma të stigmatizimit apo diskriminimit në shoqëri, institucionet publike, arsimore, shëndetësore, dhe në tregun e punës, për shkak të mosnjohjes së plotë apo të kufizuar duke përfshirë: diagnozën e vonuar ose të gabuar; mungesa e mbështetjes pas diagnozës; vështirësi në aksesin në arsim, shërbime sociale dhe shëndetësore; tranzicione të vështira nga fëmijëria në moshën madhore; kufizime për marrjen dhe qëndrimin në punë; shëndet i dobët mendor dhe praktika të papërshtatshme (siç është vendosja dhe trajtimi i pavullnetshëm në reparte psikiatrike); dhe problemet gjatë ndërveprimit me organet e zbatimit të ligjit dhe sistemin e drejtësisë.

Nëpërmjet kësaj resolute kërkojmë miratimin e një legjislacionin specifik për personat me çrregullime të autizmit, si dhe strategjitë kombëtare të autizmit dhe planet e veprimit që janë në përputhje me Konventës e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KPAK);'

Nënkryetarja e PD-së shton se duke njohur vështirësitë që hasin personat me spektrin autik në Shqipëri, lidhur me stigmatizimin e tyre apo diskriminimin dhe nga ana tjetër ngarkesat që hasin familjet e këtyre personave, propozon miratimin e një legjislacioni specifik.

'Miratimin e një legjislacionin specifik për personat në spektrin e autizmin, si dhe strategjitë kombëtare të autizmit dhe planet e veprimit që janë në përputhje me Konventës e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KPAK);

Miratimin e moduli trajnues detyrues për zbatim me profesionistët që ndërveprojnë me fëmijët me autizëm dhe familjarët e tyre, përfshirë, punonjësit socialë, mësuesit, profesionistë mjekësorë, oficerë policie, profesionistë ligjorë, etj;

Mbështetje në vazhdimësi përgjatë gjithë jetës të personave me autizëm, e një veçanti përgjatë fazës së zhvillimit nga fëmijë në moshë madhore;

Mbështetje për aftësimin profesional sipas nevojave të personave me autizëm dhe integrimi në tregun e punës nëpërmjet programeve dhe politikave të nxitjes së punësimit;'

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?