Dita Botërore e Kërcimit, zhvillohet
edicioni i 4-t në UA

29 Prill 2013, 21:14| Përditesimi:

  • Share
Nën moton ejani të festojmë për jetën duke kërcyer, është mbajtur Edicioni i katërt i Ditës Botërore te Kërcimit në sheshin pranë Universitetit të Arteve. Pjesmarrës kanë qenë trupa e kërcimit e qendrës Let's Dance, vullnetarë të Ansamblit Tirana si dhe solistë studentë të Universitetit të Arteve.

Ashtu si edhe në shumë kultura botërore edhe në Shqipëri ky eveniment është kthyer në një traditë të organizuar për të katërtin vit nga drejtoresha artistike Roberta Mone.

Qëllimi i 29 Prillit si Dita Botërore e Kërcimit dhe mesazhi që ajo përcjell është të inkurajojë njërëzit e të gjitha moshave dhe artistët e të gjitha zhanreve të festojnë së bashku në një ditë të vetme.

(j.k/v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?