Ditëlindja, surprizë për deputeten
Shkjau, buqetë lulesh në Parlament

24 Korrik 2014, 16:23| Përditesimi:

  • Share
Ndonëse në Parlamentin shqiptar kryesisht ndodhin dhe gjenerojnë debate dhe polemika ka edhe çaste të bukura.

esmeralda shkjau

Për deputeten e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau, e cila sot festoi 31-vjetorin e lindjes, dita e sotme do të mbetet në kujtesë.

esmeralda shkjau

Gjatë seancës parlamentare Shkjau mori një buqetë me trëndafila  të bardhë, të cilat sigurisht që shkaktuan emocione tek ajo.

esmeralda shkjau

Gjithashtu ajo i ka ndarë këto çaste me kolegët e saj deputetë, të cilët e kanë uruar 31-vjeçaren.

Në këto foto të publikuara nga “Shqiptarja.com” shohim deputetë të ndryshëm të cilët e urojnë si Blendi Klosi, apo ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni etj.

Binte në sy edhe fustani i bardhë i Shkjaut i cili kombinohej mjaft mirë me buqetën.

esmeralda shkjau

Dërguesi i kësaj buqete për deputeten socialiste nuk u bë i ditur, por me siguri nga ndonjë person i dashur dhe i afërt me të.

esmeralda shkjau

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?