Xhudistja Distria Krasniqi

Distria Krasniqi pa rivalë, xhudistja nga Kosova fiton medalje të artë në Gjeorgji

4 Qershor 2022, 11:56| Përditesimi: 4 Qershor 2022, 11:57

  • Share

Distria Krasniqi, xhudistja nga Kosova, ka fituar medalje të artë në Judo Grand Slam, që zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Në finalen madhe sportistja nga Peja mposhti me Ippon në finale xhudisten hungareze Reka Pupp.

Në rrugëtimin e saj deri te medalja e artë, Krasniqi e nisi kompeticionin nga raundi i dytë, ku triumfoi ndaj xhudistes nga Brazili, Maria Taba. Në çerekfinale, Distria fitoi kundër holandezes Naomi Van Krevel, kurse në gjysmëfinale mposhti xhudisten franceze, Astride Gneto.

Krasniqi është medaliste e artë në Olimpiadën e 2020 të zhvilluar në Tokio të Japonisë në verën e 2021. 26-vjeçarja garon në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?