Distria Krasniqi

Distria Krasniqi nënkampione e Evropës në xhudo 

3 Nëntor 2023, 19:19| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 19:21

  • Share

FRANCË - Distria Krasniqi ka marrë një tjetër medalje, duke u shpallur nënkampione në Kampionatin Evropian të Xhudos të zhvilluar në Montpelliere të Francës.

Sportistja që përfaqeson Kosovën fitoi medaljen në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi nuk ia doli të mposhtte në finale francezen Amandine Buchard, me këtë të fundit që ishte mbajtëse e medaljes Olimpike dhe Evropiane. 

Deri në finale, Distria arriti me tri fitore. Në raundin e dytë mposhti me dy uazari kroaten Ana Viktorija Puljiz, medaliste nga Evropiani i vitit të kaluar.

Në çerekfinale, Distria ishte më e mirë se xhudistja e Azerbajxhanit, Gultaj Mammadaliyeva. Azerbejxhanasja pësoi tri dënime dhe kështu Distrisë i takoi fitorja me Ippon.

Në mënyrë të njëjtë fitoi në gjysmëfinales ndaj italianes shumë të suksesshme, Odette Giuffrida.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?