Distria Krasniqi

Distria Krasniqi i jep tjetër medalje xhudos së Kosovës

23 Mars, 18:13| Përditesimi: 23 Mars, 18:14

  • Share

Xhudistja Distria Krasniqi ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë (vendi i tretë) në Grand Slamin që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Sporti i xhudos vazhdon të bëjë krenar shtetin e Kosovës, me suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare.

Kësaj radhe ishte xhudistja pejane, Distria Krasniqi që fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e Tbilisit. Distria arriti të fitojë në finalen e vogël ndaj kinezes Yeqing Zhu, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Fitorja e kampiones olimpike erdhi pas një pike të shpejtë dhe një ippon më pas në ring.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?