'Diskutuam për krizën ekonomike', Basha takim me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë: Në Shqipëri trajtim i pandershëm i investitorëve

21 Maj 2020, 14:16| Përditesimi: 21 Maj 2020, 14:18

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Dhomës Amerikanë të Tregtisë, me të cilët thonë se u diskutua në lidhje me krizën ekonomike dhe në veçanti domosdoshmëria për të përmirësuar klimën e biznesit. Basha shprehet se la një trajtim të pandershëm të investitorëve në Shqipëri.

"Sot pata kënaqësinë të pres përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë – AmCham, z. Enio Jaco President i Bordit, Z. Alex MacFarlane Atasheu i Seksionit për Çështjet Politike & Ekonomike në Ambasadën e SHBA-së, Z. Reshard Këlliçi Sekretar i Bordit dhe znj. Eni Xheko Anëtare e Bordit. Në qendër të diskutimit ishte kriza ekonomike dhe në veçanti domosdoshmëria për të përmirësuar klimën e biznesit, dhe tërheqjen e investimeve të huaja të cilat lidhen direkt me punësimin.

Lufta kundër monopoleve dhe trajtimit të pandershëm të investitorëve në Shqipëri, lufta kundër korrupsionit dhe klientelizmit, sundimi i ligjit dhe siguria juridike, janë disa nga sfidat jetike para të cilave ndodhet vendi dhe ekonomia.

Në takim diskutuam edhe mbi pasojat e Covid-19 në ekonominë shqiptare. Aksesi në likuiditet, lehtësimi i barrës fiskale për bizneset dhe mbështetja ndaj tyre për të ruajtur vendet e punës, janë ndër kërkesat e kahershme të AmCham dhe çështje prioritare të platformës tonë. Partia Demokratike mbështet propozimet e bëra publike të Dhomës Amerikane të Tregtisë – AmCham drejtuar qeverisë shqiptare, duke i konsideruar ato të drejta dhe të duhura për t’i dhënë përgjigje sfidës së përballimit të pandemisë ekonomike dhe rivitalizimin e ekonomisë në të ardhmen,"-deklaron Basha.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?