Darka e Kurtit, Lajçak dhe Bismilit

Diskutimet për propozimin franko-gjerman, Lajçak darkë me Kurtin dhe Bislimin! Ja çfarë u diskutua

26 Janar 2023, 10:04| Përditesimi: 26 Janar 2023, 10:05

  • Share

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë -Serbi, Miroslav Lajçak është takuar mbrëmjen e djeshme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zv.kryeministrin, Besnik Bislimi.

Në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë për të vijuar bisedimet për propozimin franko-gjerman, Lajçak ka publikuar një foto me kryeministrin e Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak njofton se është kthyer në Kosovë për të vazhduar diskutimet për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Lajçak po ashtu shton se është rënë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht.

"Kthehem sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin @albinkurti dhe ZKM @BislimiBesnik për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht", shkruan Lajçak.

Kujtojmë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç bëri me dije se gjatë takimit me pesë të dërguarit e SHBA dhe BE, këta të fundit i kishin bërë të qartë se do të kishte penalizime për Serbinë nëse nuk pranonte propozimin franko-gjerman. Një prej penalizimit do të ishte edhe bllokimi i procesit të anëtarësimit të Serbië në BE. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?