Diskutimet për dinarin në Bruksel, Lajçak takon ndaras delegacionet e Kosovës dhe Serbisë

27 Shkurt, 20:25| Përditesimi: 27 Shkurt, 20:54

  • Share

Emisari i BE Mirsollav Lajçak zhvilloi takime të ndara në Bruksel me delegacionin e Kosovës dhe Serbisë, për ndalimit të dinarit serb. Sipas një rregullore të Bankës Qendrore të Kosovës, nga 1 shkurti valuta e vetme që njihet për kryerjen e pagesave cash në Kosovë është euro.

Lajçak fillimisht u takua me delegacionin serb, të udhëhequr nga kryenegociatori Petar Petkoviq dhe më pas, me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili. Kosova nuk ka pranuar që në këtë takim të dërgojë përfaqësues të nivelit politik sepse beson se çështja e rregullores së BQK-së për pagesat me para të gatshme nuk duhet të jetë temë e dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Besnik Bislimi kryenegociatori i Kosovës për dialogun tha se Lajçak, shkeli parimet e dialogut të vendosura nga vet ai, sipas të cilave, asnjë temë nuk mund të vendoset në rend dite pa dakordësinë e Kosovës dhe Serbisë. Por, zyrtarët e BE përgjigjen se blloku angazhohen për të gjetur një zgjidhje për problemin, që e ka “shkaktuar Kosova me vendimin e njëanshëm dhe pa konsultime as me partnerët, e as me komunitetin i cili ka pasoja të drejtpërdrejta nga ky vendim”.

BE dhe SHBA, thanë se qytetarëve serb të prekur nga kjo rregullore, duhet t’u jepet kohë për t’u përshtatur me situatën e re. Autoritetet në Kosovë se për zbatiin do të ketë një periudhë tranzicioni tre mujore, por kryeministri Albin Kurti, insiston në zbatimin e vendimit. Qeveria e Serbisë për çdo vit ndan miliona euro për serbët në Kosovë duke u paguar atyre me dinarë rrogat, pensionet dhe ndihmën sociale, përmes institucioneve paralele serbe që funksionojnë në Kosovë.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?