Ministrja e Arsimit Evis Kushi me përfaqësuesit e Ambasadave

Kronikë

Diskutime rreth strategjive të reja në arsim dhe përfshirjes së gjuhës së huaj në kurikul, Kushi zhvillon takim me përfaqësuesit e ambasadave

30 Gusht 2021, 11:26| Përditesimi: 30 Gusht 2021, 11:29

  • Share

Gjatë paradites së sotme, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka zhvilluar një takim së bashku me përfaqësues nga Ambasada Franceze, Gjermane dhe Spanjolle në Tiranë.

Me disa fotografi nga takimi, ministrja tha se ata diskutuam rreth zbatimit në vijim të marrëveshjeve për seksionet dygjuhëshe në arsimin parauniversitar.

Në rrjetin e saj social Facebook, Kushi shkruan se gjatë takimit, ata u ndalëm tek sugjerimet që ka dhënë secili prej këtyre partnerëve për strategjinë e re të arsimit 2021-2026 dhe më konkretisht, për mësimin e gjuhës së huaj të detyruar në arsimin parauniversitar.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/08/2021 22:45

    Kur ishim ne UT,ne qe kishim pasur anglisht e vazhduam kete gjuhe,kurse ata qe kishin patur rusisht,kaluan te italishtja,se ishte me e thjeshte.Erdhi nje kohe dhe na u ofruan si lende me deshire ,te studionim disa gjuhe te huaja,por asnje nuk donte te shkonte ,se ishin vetem ato ballkanike,te gjithe donin anglisht,ose gjermanisht,kurse ferngjishten,vetem nje vajze ne klase e dinte dhe e kishte pasion,ne te tjeret as qe donim t'ia dinim per kete gjuhe nese ekzistonte apo jo.Erdhen kokat e fakultetit dhe na kerkuan llogari,gati duke bertitur, pse nuk shkonim.Asnje nuk foli,por mes nesh e dinim arsyen.Me ballkaniket nuk shkoje me larg se Ballkani.U detyruam te regjistroheshim per greqisht.Kursi kishte filluar,por ate e ndiqnin vetem ata qe donin te shkonin ne Greqi dhe ju duhej per komunikim.Ne vajtem vetem nje-dy here dhe s'vajtem me,pasi e pame qe s'ia vlente.Mendoj qe ne ate kohe kishin dale me teprice keta qe kishin mbaruar per gjuhet ballkanike dhe nuk dinin cfare te benin me t'a.Me perkthyes tregu i punes ishte tej ngopur,keshtu qe po gjenin menyra te tilla per t'i punesuar.Personalisht, nuk jam kunder mesimit te gjuheve te huaja,sa me shume,aq me mire,por duhen marre parasysh preferencat e nxenesve dhe studenteve nga ministria.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?