Diskriminimi gjinor në Afganistan, Ministri Hasani: Duhet të kërkojmë llogaridhënie, akte të tilla nuk do mbeten pa u ndëshkuar

20 Shtator 2023, 12:00| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 12:01

  • Share

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka marrë pjesë në Ministerialin për Adresimin e Diskriminimit Sistematik me Bazë Gjinore, të Grave dhe Vajzave në Afganistan.

Ministri Hasani dënoi diskriminimin gjinor nga autoritetet afgane, teksa theksoi se duhen gjetur mënyrat që këto akte të mos mbeten pa ndëshkuar. 

“Është përgjegjësia jonë kolektive për të gjetur rrugët për llogaridhënie. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të garantuar një të ardhme më të sigurtë për gratë dhe vajzat afgane, për t'ju siguruar atyre burime dhe ekspertizë që ndihmon në rindërtimin e jetës së tyre si dhe për të krijuar një shoqëri ku barazia gjinore nuk është thjesht një ëndërr e largët por një realitet i prekshëm”, tha kryediplomati shqiptar.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ndodhet në Nju Jork, në kuadër të Presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit dhe Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?