Trajnerit i Korabit, Dorian Bubeqi

Disiplina pezullon me 1 vit trajnerin e Korabit, 8 ndeshje menaxherin e Kukësit

17 Prill 2018, 19:31| Përditesimi: 17 Prill 2018, 19:36

  • Share

Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot vendimet për ngjarjet e ndeshjeve të fundjavës në Superiore dhe kategoritë e tjera, duke shpërndarë si rrallëherë pak masa ndëshkimore për elitën dhe më shumë paralajmërime.

Mes masave ndëshkimore bien në sy dënimi me një vit i trajnerit të Korabit, Dorian Bubeqi, për sjellje të gabuar ndaj gjyqtarit të ndeshjes. Gjithashtu, është pezulluar për 8 ndeshje i menaxherit të Kukësit, Naim Halili, i cili ka kontestuar vendimet e gjyqtarëve në një ndeshje të kampionatit U-19.

VENDIMET
1.FK “Partizani”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
2.KF “Kukësi”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
3.KF “Luftëtari”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
4.Zyrtari i KF “Tirana”, Ze Maria, paralajmërohet se në rast përsëritje të mospjesëmarrjes në konferencën për shtyp pas ndeshjes, do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive sipas nenit 13 të KDS.
5.Zyrtari i KF “Korabi”, Dorian Bubeqi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.a) të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
6.KF “Gramshi”,paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
7.Lojtari i SHS “Përmeti”, Paulin Zhamo, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8.Lojtari i FK “Skrapari,Mirel Lamçe, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9.Lojtari i KF “Butrinti”, Armando Shehaj, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10.Zyrtari i KF “Kukësi” U-19, Naim Halili, për sjellje jo sportive ndaj zyrtari të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11.Lojtari i KF “Ilira” U-19, Andrea Ceku, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12.KF “Korabi” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Shkodra” U-19, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
13.KF “Tirana B “ U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Butrinti” U-19, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
14.KF “Vlora” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Durrësi” U-17, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
15.KF “Lushnja” U-17, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive,në bazë të nenit 65/1 dhe 65/4 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të nenit 136/1.e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.
16.Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Luzi 2008”, Fatjon Tafa, si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.
17.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Iliria”, Flogers Sala, si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.
18.Rrëzimin e kërkesës së KF “Laci” U-19, si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?