Disfata në Dibër, 'prerje kokash'
në PD,ja 44 humbësit e mëdhenj

14 Shtator 2016, 07:18| Përditesimi:

  • Share
Ndonëse kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk e njohu verdiktin e dibranëve, duke i akuzuar këta të fundit si të shitur, të blerë dhe pa dinjitet, Partia Demokratike do të bëjë një analizë të disfatës dramatike në zgjedhjet e 11 Shtatorit. Burime për Shqiptarja.com bënë me dije se, analiza do të nisë pas certifikimit të rezultatit nga KQZ, ndërsa priten edhe “prerje kokash”. Analiza do të fokusohet në dy drejtime: Ndikimin e blerjes së votave të pretenduara në rezultatin përfundimtar si dhe tek përgjegjësia individuale për humbjen e thellë, tashmë për llogari të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Procesi i nxjerrjes së përgjegjësive sipas hierarkisë pritet të reflektohet në një raport, i cili do të diskutohet në organet e larta të Partisë Demokratike. Objekt i “kosës” së Lulzim Bashës do të jenë fillimisht strukturat e degës së Partisë Demokratike Dibër, por ndëshkimi mund të shtrihet deri tek disa protagonistë të fushatës së Shrefedin Shehut, të cilët mund të mos kenë një vend të sigurt në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2017. Fillimisht pritet të ketë një shkrirje dhe rithemelim të degës së PD në Dibër. Kryetari i degës së PD Dibër, Rahim Kaleci është shkarkuar prej kohësh nga detyra, ndërsa në krye të strukturave për periudhën tranzitore janë Naim Gazidede, ish-kryetari i Qarkut Dibër, vëllai i Bashkim Gazidedes si dhe Ilir Krosi, ish-kryetari i Bashkisë Dibër.

Humbësit e mëdhenj
Përpos Kreshnik Spahiut, i cili la gjurmë vetëm në humbjen e tretë, të tjerët janë protagonistë i dy humbjeve të tjera në të gjithë Shqipërinë, në zgjedhjet e 2013 dhe zgjedhjet lokale të 2017. Gjatë fushatës së shkurtër për Dibrën, humbësit e mëdhenj të Partisë Demokratike pushtuan ekranet dhe rrjetet sociale për të rënë në sy të kryetarit, por pas numërimit të kutive të fundit, u fshehën. Po kujt ia besoi Lulzim Basha fushatën për Bashkinë e Dibrës? Lista nis me Edi Palokën, kryetar i grupit parlamentar i PD, drejtues i fushatës për Bashkinë e Dibrës. Paloka ishte drejtues i fushatës edhe në zgjedhjet e 2015, për Bashkinë e Tiranës. Gent Strazimirin, i deleguari i PD për Qarkun e Dibrës, ishte gjithashtu pjesë e Shtabit Elektoral të Sherefedin Shehut. Pjesë e ekipit drejtues ishin edhe Belind Këlliçi, kreu i FRPD, Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PD dhe Albana Vokshi, kryetare e Forumit të Gruas në Partinë Demokratike. Të lartpërmendurit kanë përgjegjësinë e tyre politike në humbjen e Sherefedin Shehut, por pesha kryesore sigurisht që bie mbi Lulzim Bashën, i cili i shpalli zgjedhjet një sfidë personale kundër Edi Ramës, nga ku do të niste edhe ndryshimi i madh.

Humbësit e tjerë
Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka bërë fushatë derë më derë në fshatrat dhe lagjet e Bashkisë së Dibrës, për të maksimalizuar votat për Sherefedin Shehun. Protagonist i kësaj fushate ishte edhe deputeti Flamur Noka, i cili sipas mazhorancës u përfshi edhe në një incident me armë. Dy ish-ministrat kanë kontributin e tyre në disfatën e Dibrës. Edhe kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahi, i ktheu zgjedhjet në Dibër në sfidë kundër shumicës në pushtet. Pjesë e mozaikut të humbjes u bënë edhe Arben Ristani, Besnik Mustafaj, Gerti Bogdani, Lefter Maliqi, Aldo Bumçi etj. Po ashtu, një rreth ish-drejtorësh të Partisë Demokratike zbarkuan në Dibër për të maksimalizuar rezultatin.
 
humbesit ne pd tabelat

humbesit ne pd tabelat
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?