Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj

Disfata në derbi, Tirana shkarkon trajnerin Julian Ahmataj! Ja kush mund ta pasojë

19 Shkurt, 21:13| Përditesimi: 19 Shkurt, 21:19

  • Share

Julian Ahmataj nuk do të jetë më trajner i klubit të futbollit të Tiranës. Drejtuesit bardheblu kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin pas vetëm disa muajsh, teksa 44-vjeçari është emëruar në tetor pas shkarkimit të Orges Shehit.

Vendimi vjen 3 ditë pas disfatës në derbi me Partizanin, ndërsa gjasat janë që Ahmataj të qëndrojë sërish në klub, por në pozicionin e drejtorit teknik.

Deri më tani flitet se pasuesi i Ahmatajt do jetë një mes Erbim Fagut dhe ish ndihmës trajnerit të Tiranës, Erjon Xhafa.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?