Disfata e thellë transformon Belgjikën, 'djajtë' shkatërrojnë Poloninë! Holanda s'fal as Uellsin, e para në grup

9 Qershor 2022, 11:35| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 19:16

  • Share

Pesë ditë pasi pësoi disfatën e thëllë 4-1 kundër Holandës, Belgjika është zgjuar dhe ka shpërthyer kundër Polonisë së Leëandoëskit, duke e mundur 5-1. Në Bruksel për çudi ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me të përhershin Robert Leëandoëski, i cili zhbllokoi në minutën e 28, ndërsa para se skuadrat ti drejtoheshin dhomave të zhveshjes Ëitsel vendosi baraspeshën.

Në pjesën e dytë De Bryne përmbysi para se Trosard të realizonte një ‘dopietë’. Goli i dytë i belgut dhe i katëri për kombëtaren ishte mbeslënës, duke shtangur jo vetëm kundërshtarët, por befasuar edhe të pranishmit në stadium. Për pjesën e mbetur të lojës Dendocker dhe Openda vulosën shifrat përfundimtare të ndeshjes.

Ndërkohë në sfidën tjetër të këtij grupi të Ligës së Kombeve Holanda fitoi 2-1 në transfertë kundër Uellsit. Në stadiumin e Kardifit ‘tulipanët’ morën avantazhin fillimisht falë golit të Koopmeiners, ndërsa në minutën e dytë shtesë të kohës së rregullt vendasit barazuan me Norrington-Davies.

Atëherë kur askush s’e priste, në minutën e 95, vetëm 3 minuta pas barazimit të Uellsit, Holanda shënoi golin e fitores me Ëeghorst. Me këtë triumf pas dy ndeshjeve të para në grupin 4 të Ligës së Kombeve Holanda udhëheq me 6 pikë, ndjek Belgjika dhe Polonia me 3 pikë, ndërsa Uellsi i vendit të katërt është me 0 pikë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?