Moment nga ndeshja Brazil-Argjentine

Disfata e parë në shtëpi në historinë e eliminatoreve, Brazili rrezikon Botërorin e 2026

22 Nëntor 2023, 13:49| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 13:56

  • Share

Në Amerikën janë luajtur ndeshjet e rradhës për eliminatoret e Botërorit 2026, teksa super classico mes Brazilit dhe Argjentinës u fitua 0-1 nga ‘albiçelestët’. Këta të fundit, falë golit të Otamendit në pjesën e dytë, i shkaktuan Brazilit humbjen e parë në histori në shtëpi në eliminatoret e një kampionati Botëror.

Kjo ndeshje, nisi me 30 minuta vonesë për shkak të përplasjes së tifozërive në stadium. U desh ndërhyrja e policisë dhe forcave të sigurisë që Messi të bindej të zbriste kombëtaren në fushë. Kjo humbje ishte e treta rradhazi për Brazilin, që tani rrezikon kualifikimin. Pas 6 ndeshjesh, seleçao’, ka grumbulluar vetëm 6 pikë.

Vendin e parë e mban Argjentina me 15 pikë, 2 më shumë se Uruguaji i vendit të dytë që bëri detyrën kundër Bolivisë duke fituar 3-0. Nga Amerika e Jugut kualifikohen 6 përfaqësuese direkt dhe 1 shkon me 'play-off'.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?