Disfata e 14 majit, Topalli: Fenomeni ‘Rraja’ në Lezhë! Topalli: S’na lanë as vulën as emrin

18 Korrik 2023, 15:28| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 16:00

  • Share

Në selinë e Rithemelimit, 2 muaj pas zgjedhjeve, vijojnë të diskutohen arsyet e disfatës së 14 majit.

Ende asnjë përgjegjësi nga vetja, por mbështetësit e Sali Berishës thonë se zgjedhjet u vodhën.

Jozefina Topalli, e deleguara e Berishës për qarkun e Lezhës thotë se fenomeni “Rraja”, me bandat e mbështetura nga politika, ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve atje.

“Bandat të mbështetura nga politika dhe me para të madhe, kanë vepruar në shumicën e qarqeve të vendit tonë dhe kjo ka ndodhur në qarkun e Lezhës. Fisi Rrajave ekziston edhe në qarkun e  Lezhës, sjellja e tyre në mënyrën më brutale dhe të frikshme është në bashkinë e Lezhës, Laçit , Shkodrës, Rrogozhinës dhe Elbasanit”, u shpreh Topalli.

Në krah të kandidatëve humbës të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Lezhë e Kurbin, Topalli tha se këto ishin zgjedhje të pabarabarta, pasi opozitës nuk iu lejua të mbajë logon e vulën, duke iu referuar luftës në PD.

“Këto janë zgjedhjet më të pabarabarta në historinë e tre dekada, sepse nuk ka ndodhur kurrë që një force politike t’i vidhet vula dhe t’i merret emri me vendim gjykate”, tha Topalli.

Në qarkun e Lezhës, koalicioni i Berishës dhe Metës humbi thellë në dy bashkitë Lezhë e Kurbin, ndërsa fitoi me rezultat të ngushtë në Bashkinë e Mirditës

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilir: 20/07/2023 01:08

    Pse nuk ta ze goja me thene per Tom Doshin, po i bjen nga Kima e thua fenomeni Rraja. Turp te vij, je bere si Sali genjeshtari ne variant femer.

    Përgjigju
  • erik: 19/07/2023 13:59

    po edhe sa kohe duhet me degju pallavrat e tua qe nuk i hyn ne pune njeriu shko beje te fortin me luizin vetem ate ke ditur te besh per shume vitesh e nxorre pa breke ne bythe turpi i ketij vendi qe merren me tu akoma.

    Përgjigju
  • emma: 19/07/2023 11:34

    nuk je person i padeshiruar per njerezit te pelqen vetja te ka ikur koha.

    Përgjigju
  • enter: 19/07/2023 10:56

    Ik moj plake e keqe bol e shfrytezove kohen qe nk do te te kthehet me kurre.

    Përgjigju
  • Italia si moter: 18/07/2023 17:50

    Kapi per zhelesh shoket e tu partia jote ta mori vulen ,e nxore koken si strucioj zhele ,kur do te shkosh prap ti hipesh ndonji motori moj xhozi se ke ngel that tu mbaruan leket ? Kujtoni se do te vini ne pushtet ? Joooo asnje here nuk harohen bemat tuaja kriminele te Shqiperise .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?