Foto ilustruese

Infektohen me COVID disa të dënuar në sektorin VIP në burgun e Peqinit

12 Shkurt 2021, 13:20| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 14:49

  • Share

Numri i të infektuarve me COVID në vendin tonë është në rritje, ndërsa sot disa të burgosur në sektorin VIP në burgun e Peqinit kanë rezultuar pozitivë. Deri tani në mesdite 3 atoambulanca kanë dalë nga brenda burgut të Peqinit duke transportuar të prekurit me COVID drejt kryeqytetit. Ende nuk bëhen me dije emrat e të burgosurve të cilët janë infektuar.

Shifrat e koronavirusit në vendin tonë vijojnë të jenë të larta. Dje për 24 orët e fundit në vend u raportuan 1105 raste të reja me COVID nga 4092 testime të kryera në total. Në Tiranë u regjistruan 339 raste të reja. Fatkeqësisht gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 14 qytetarë të tjerë duke e çuar numrin total të viktimave në 1.517.

Nga ana tjetër ka nisur procesi i vaksinimit në vendin tonë. Vaksinimi nisi zyrtarisht më 11 janar në Shqipëri me vaksina të Pfizer të dhuruara nga një shtet mik, për të cilin Rama zgjodhi që të mos e zbulonte. Ndërkohë, vendi ynë është në pritje të 500 mijë dozave të vaksinës të siguruara nga marrëveshja me kompaninë Pfizer.


Lajmi kryesor:

Sot 1059 raste pozitive dhe 14 viktima nga COVID! Infektohen ambasadorja Kim dhe ajo e Suedisë dhe disa të burgosur në sektorin VIP në Peqin


Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?