'Disa shqiptarë kanë Marcedesë të zinj, të tjerë s'kanë ushqim', Rama për median gjermane: Ka varfëri, por askush s'po vdes për bukë

20 Shtator 2022, 09:36| Përditesimi: 20 Shtator 2022, 09:43

  • Share

1663414682_WATERMARKREPORTtv.01381418.Still018.jpg

Megjithëse një pjesë e shqiptarëve nuk kanë ushqim të mjaftueshëm dhe të tjerë qarkullojnë me makina të shtrenjta, kryeministri Edi Rama në intervistën për median gjermane 'Der Spiegel' ka pranuar se ka varfëri në Shqipëri, por thotë se askush nuk po vdes për bukë.

Der Spiegel: Ne shohim shumë makina të reja, përfshirë një numër të madh  Mercedesësh të zinj. Në të njëjtën kohë, pesë për qind e shqiptarëve ende nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Mbi të gjitha, kjo duket si një pabarazi e madhe.

Edi Rama: Nuk po vdes askush këtu, por sidoqoftë ka varfëri. Deri tani nuk kemi arritur ta fusim ekonominë tonë në rrugën e duhur. Shumica e transaksioneve ende shlyhen me para në dorë. Emigrantët dërgojnë para’ nga e gjithë bota dhe legalizimi i këtyre parave është një sfidë për ne edhe nëse ato nuk vijnë nga aktiviteti kriminal.


Lajmi kryesor:

Rama për 'Der Spiegel': Ndikimi i Rusisë te serbët është i madh, gjithçka mund të përmbyset! Putin do gëzohej për konflikt në Ballkan


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?