Sara dhe Ledri

‘Disa po m’pyesin kur po ndana’/E përmendi në këngën e tij më të re, Sara Hoxha 'thumbon' Ledrin

9 Nëntor 2023, 16:59| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 17:12

  • Share

Në një khë kur i gjithë rrjeti po flet për një ndarje të mundshme mes Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës, ky i fundit duket se ka në fokus vetëm produktivitetin dhe karriera e tij. Së fundi, këngëtari ka publikuar këngën e tij më të re, në rreshtat e së cilës flet edhe për Sara Hoxhën.

Në videoklipin e këngës “Paranormal”, artisti shihet i veshur me të zeza, ndërsa Sara nuk e ka lënë me kaq.

Teksa postoi në InstaStory një foto e veshur me të zeza, influencerja ka “thumbuar” hapur partnerin duke thënë që e zeza nuk është ngjyra e mërzisë, por poetike.

“E zeza nuk është mërzitshme, është poetike”, ka shkruar Sara krahas fotos.

Ndonëse prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, megjithëse ishte menaxheri i këngëtarit që tregoi se Ledri dhe Sara janë ndarë.

Pas konfirmimit të lajmit së fundi influencerja së bashku me vajzën e tyre, Poem Blu janë larguar nga  Shqipëria.

Publiku filloi të aludojë që marrëdhënia e çiftit është në krizë që pas pjesëmarrjes së Sarës në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ajo luan një rol dhe parakaloi e vetme ne tapetin e kuq, ndërsa partneri i saj nuk e mbeshteti atë as fizikisht dhe as përmes një postimi në rrjetet sociale.

Megjithatë akoma nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur që dyshja të përfundojnë lidhjen e tyre disa vjeçare.

Pjesë nga teksti:

“Do po m’vesin kur o dasma,

e do po m’presin kur po dana?

Ku’ ku’ ku’ ku’

Ku po shkon pa mu?!

Tutna ma fut bllok

me ta komentu”, thuhet në këngën e fundit të Ledrit.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?