Albin Kurti dhe Edi Rama

Disa përfundime mbi “tradhtarin” Rama dhe “patriotin” Kurti

30 Shtator 2023, 21:24| Përditesimi: 30 Shtator 2023, 21:36

  • Share

Fiksacioni i gjuhe-leximsave per te kritikuar Edi Ramen për çfarëdo dhe këdo, ka kaluar ne nivel rajonal gjeopolitik.

Le t'i ndihmojmë me disa nocione qe nuk mësohen duke lexuar letërsi dhe as duke lexuar po*dhët me rigon te shtypit ndërkombëtar:

a) Përgjegjësitë dhe valenca e Rames ne çështje gjeopolitike te rajonit ndryshojnë katërcipërisht me përgjegjësitë e tij brenda vendit, koncensionet, politikat infrastrukturore, kriminalizimin, ujësjellësit etj.

Te takati brenda vendit merrini shpirtin, por nuk mund ta trajtoni me te njëjtën valence ne skemat rajonale ku Rama ashtu si dhe Kurti, janë ushtare.

b) Nuk ka asnjë ngjashmëri dhe asnjë lidhje ngjarja ne Ukraine me veriun e Kosoves; Ukraina është inkursion amerikan se i kane shkuar te dera e shtëpisë Putinit, e krahasueshme me Ukrainën është vetëm kriza e raketave ne Kube, ku Hrushovi i coi raketat te dera e shtëpisë amerikaneve.

Serbia nuk është fare superfuqi as rajonale; keshtuqe çdo shembull dhe analogji me Ukrainen mund te behet vetëm nga njerëz qe gjykojnë ne mënyre romantike situata te lidhura me forcën dhe gjeopolitikën.

c) Mundësia dhe takati i Ramës dhe Albin Kurtit per te imponuar politiken dhe dëshirat e tyre është ne raport te drejte dhe/ose e barabarte me shumatoren e fuqisë se tyre te zjarrit, pra është e barabarte me mundësinë e tyre për te diktuar ushtarakisht.

Kjo fuqi ushtarake eshte ZERO dhe per Albinin dhe per Edi Ramen; ndaj çdo përqendrim i debatit ne segmentin e ketyre te dyve është idiotësi, është njësoj si te gjykosh mbledhjet e bordit te një kompanie supermarketesh nga zenkat e dy menaxhereve qe punojnë me rroge ne dy pika te ndryshme supermarketesh.

d) Është shërbim i pavetëdijshëm ndaj Edi Rames ta godasësh ate ne piken me te forte te tij, ne predispozicionin dhe sinkronizimin me politiken e jashtme te SHBA-ve. Edi Rames as nuk i plas bytha fare se si ju duket juve sherri i tij me Albinin, per sa kohe ai di keto gjera:

d1) Albin Kurti eshte absolutisht i varur nga SHBA-te dhe ne rolin aktiv dhe antagonist qe i është caktuar, nëse do ishte antagonist prej vërteti, do ishte rrezuar nga pushteti për 24 ore me protesta ose puç nga brenda partisë se tij me viston amerikane.

d2) Edi Rama di njësoj siç e di dhe Albin Kurti se e ardhmja i përket nje integrimi ne tregje te përbashkëta me Serbine dhe Evropen ne teresi; dhe kur as Rama e as Kurti e as Vuçiçi te mos jene me pas 50 vitesh; tregu do ekzistoje ndërsa brezat ne Beograd, Prishtine e Tirane do i shohin si kujtime te largëta këto qe po ndodhin sot.

d3) Me predispozicionin qe ka ndaj amerikaneve (kupto dhe Soros po deshe) Edi Rama fortifikon viston e tyre për te qeverisur i qete ne Tirane, sa me shume kritikohet ne Tirane aq me shume e ngre pazarin te amerikanet. Rrezik zyra e shtypit te Rames i përkthen ne anglisht kritikat ndaj tij për t'ja shitur partnereve si kosto te madhe qëndrimin e tij.

Pra kritiket janë duke i dhënë ndihme kolosale Rames dhe ne mënyrë paradoksale, duke e sulmuar qorrazi për Kosovën, po e forcojnë ne Tirane.

e) Albin Kurti operon me ideologji dhe një sens shume serioz shtetari; mirëpo ky sens ne një dynja qe drejtohet nga koorporatat dhe hegjemonia bankare, herët a vone do përballet me strukturën e sistemit dhe gjasat janë qe ne afatgjate ose ekonomia kalon ne kolaps ose lideri parimor asgjësohet. Keni ne Greqi shembullin Syriza si degraduan me turp.

Se sa parimor eshte Albin Kurti do duket ne qëndrimet afatgjata qe ai do mbaje mbi tregun, FMN, borxhin, etj, deri tani ai ka kufizuar tek tuk ndonjë oligark, por kjo nuk i bën asnjë sfide sistemit ne vetvete, ndaj dhe sa here e shqyrtoj Albinin theksoj se eshte shtetar ideologjik ne dukje, pasi nuk ka ende asnje prove te tij se po e aplikon ideologjinë ne nivel sistemik. Zero, asnje prove.

E lexuar ndryshe kjo e dhënë mund te interpretohet dhe si nje populizem i sofistikuar i tij ne raport me Ramen, por ne thelb janë te dy hipokrite dhe shërbëtore te sistemit, vetem se Albini e heq vallen ne nje menyre si me te pranueshme per publikun.

f) e fundit, kontrasti i qëndrimeve ndërmjet Albinit dhe Rames është një nder diversionet me te holla diplomatike. Por jo kur e sheh si kronikan fshati, por kur përpiqesh ta shohësh nga Beogradi. Imagjinoni sa te vështirë e ka tashme Vuçiç te përcaktojë ose te përkufizoje "faktorin shqiptar", nuk i thotë dot ekstremist bazuar te Kurti se është Rama këtej qe flet me tone te buta, e as nuk e përcakton dot si vasal apo hipokrit bazuar te qëndrimi i Ramës se eshte Kurti nga ana tjeter qe është shume konkret dhe ne dukje nuk perfill as vasalitetin e Rames dhe as te Vuçiçit ndaj presionit amerikan.

Kontrasti ndërmjet Rames dhe Kurtit eshte arme me vete ne raport me Beogradin dhe koordinim shume i mençur "polic i mire" dhe "polic i keq" e për sa kohe ky koordinim po jep efekt ne çoroditjen e Beogradit, do te thotë se secili ne rolet e veta ka produkt, ne funksion te lojes se madhe.

Pra mbase nuk është fare vendi te kritikojmë "apriori" se s’bën njërin prej tyre, sepse gjasat janë qe dhe Rama dhe Kurti tallen dhe qeshin me deklaratat kundër tyre qe njërin e quajnë ekstremist e tjetrin tradhtar.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vins: 01/10/2023 14:04

    f) Ne ndryshim nga Rama, Kurti nuk rrethohet nga gazetare me gjuhen ngjyre çokollate ama jo me te njejten arome te kendshme si çokollata

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 01/10/2023 05:41

    Hebjonhasani je lodhur kot te besh barazimin e ALBIN KURTIT me gjithologun global edvinrama. Midis tyre ka nje ndyshim te madh si nata me ditën qe fillon me KORRUPSIONIN@KRIIMIN E edvinrames si Kryeminister i Shqiperise dhe PASTERTINE E PERGJEGJSHMERINE E ALBIN KURTIT si Kryeminister i Kosoves. Eshte dallim esencial.

    Përgjigju
  • Maksi: 01/10/2023 04:17

    Ose ndryshe nje kombinim idotesk dhe pa lidhje fjalesh nga nje palo shkrimaxhi alla bollinist qe parrullen 'Parti Enver' e kendon me qef 'Edi Rama kurdoher'...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?