Disa mënyra që ju ndihmojnë në reduktimin e ankthit

6 Maj, 07:45| Përditesimi: 6 Maj, 07:46

  • Share

Ankthi është ndjenja që keni kur jeni të shqetësuar ose të frikësuar për diçka. Është një ndjenjë e natyrshme, njerëzore e frikës ose panikut. Më pas, zakonisht qetësohemi dhe ndihemi më mirë.

Simptomat e zakonshme të ankthit mund të përfshijnë:

* rritje të rrahjeve të zemrës

* frymëmarrje të shpejtë

* shqetësim

* vështirësi në përqëndrim

Ankthi mund të shfaqet ndryshe për njerëz të ndryshëm. Ndërsa ju mund të përjetoni një ndjenjë fluture në stomak, dikush tjetër mund të përjetojë:

* kruarje

* sulme paniku

* kollë

* djersitje

* makth

Më poshtë kemi paraqitur 5 hapa të cilat ju ndihmojnë në parandalimin e ankthit:

1-Kufizimi i marrjes së alkoolit.

2-Ndalimi i përdorimit të duhanit.

3-Kufizimi i marrjes së kafeinës.

4-Meditimi.

5-Ngrënia e një diete të pasur me lëndë ushqyese.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?