Foto ilustruese

Disa këshilla të vlefshme për prindërit! 3 mënyra se si t'u vini në ndihmë fëmijëve kur kanë temperaturë të lartë! S’ka nevojë për ilaçe

10 Janar 2023, 20:15| Përditesimi: 10 Janar 2023, 20:21

  • Share

TIRANË- “Mos kini frikë nga ethet e larta, ato janë aleati ynë dhe pengon përhapjen e viruseve”, thekson Shoqata e Pediatrisë. Në një kohë kur është virusi “nëpër këmbë”, Shoqata e Pediatrisë në Greqi ka dhënë disa këshilla se si prindërit mund t’u vijnë në ndihmë fëmijëve që kanë temperaturë të lartë

1) Nuk e mbulojmë fëmijën me batanije dhe jorgan, përveçse kur dridhet. Përndryshe, nuk e mbulojmë, në mënyrë që temperatura e trupit të ikë në mjedis.

2) Nuk i veshim shumë rroba fëmijës. E veshim sa më shumë me rroba të lehta dhe jo shumë shtresa që veprojnë si izolues dhe parandalojnë rënien e temperaturës. 

3) Bëni banjë në vaskë duke e lënë fëmijën në ujë për 10-20 minuta.

 Nëse aplikoni këto masa, temperatura nga 40°C ulet me 1-2°C dhe fëmija ndihet më mirë dhe nuk ka nevojë të jepni ilaçe.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?