Foto ilustruese

Disa këshilla se si të keni kujdes nga i nxehti

16 Korrik 2023, 07:47| Përditesimi: 16 Korrik 2023, 07:51

  • Share

Vendi është përfshirë nga një valë e të nxehti me temperatura që arrijnë deri në 40 gradë celsius. Më poshtë ju sjellim disa këshilla se si mund të kemi kujdes gjatë temperaturave të larta.

-Shmangni lëvizjen në orët e pikut.

-Ecni në hije dhe shmangni lëvizjet e panevojshme.

-Nëse keni zgjedhur që këtë të dielë ta kaloni në plazh, mos qëndroni gjatë në diell. Ekspozimi në diell në orët më të nxehta dëmton lëkurën. Përdorni krem dielli për fytyrën dhe lëkurën, rekomandohet 50 plus SPF.

-Personat me probleme kardiake duhet të reduktojnë maksimalisht diellin për shkak të ngritjes së presionit të gjakut.

-Përdorimi i kondicionerit në vapë, nuk rekomandohet të ketë gradim më shumë se 22 gradë. Duhet evituar kondicioneri, veçanërisht kur fëmijët janë të ekspozuar përballë tij.

-Vishni rroba të lehta, përdorni syve dielli dhe kapele.

-Pas qëndrimit në një vend me temperaturë të lartë, është mirë të bëjmë një dush me ujë të vakët.

-Konsumoni sa më shumë ujë dhe lëngje për të shmangur dehidratimin.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?