Diplomatja e lartë amerikane për çështjet evropiane do vizitojë Ukrainën

1 Nëntor 2022, 17:05| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 17:08

  • Share

1667318833_KarenDonfried.PNG

Diplomatja e lartë amerikane për çështjet evropiane, Karen Donfried, do vizitojë Ukrainën këtë javë, njoftoi të martën Departamenti i Shtetit. 

Fokusi i udhëtimit të Ndihmës Sekretares për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried “është të nënvizojë mbështetjen e palëkundur dhe të qëndrueshme të SHBA-së për Ukrainën, teksa ajo mbron lirinë dhe integritetin e saj territorial nga lufta brutale e Rusisë”, tha departamenti në një deklaratë. 

Udhëtimi i saj vjen mes një rritjeje të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës kritike në Ukrainë dhe një javë para zgjedhjeve afatmesme në SHBA. 

“Atje Donfried do të takohet me anëtarë të administratës presidenciale të Ukrainës, zyrtarë të ministrisë së jashtme dhe anëtarë të tjerë të kabinetit të Presidentit Zelensky për të diskutuar përpjekjet tona të vazhdueshme për të ofruar ndihmë për sigurinë dhe mbështetje energjetike dhe për të ndihmuar përpjekjet për reformën dhe rindërtimin e Ukrainës. Përveç kësaj, ajo do të dëgjojë nga udhëheqësit e shoqërisë civile të Ukrainës se si ne dhe partnerët tanë mund të vazhdojmë të ndihmojmë popullin ukrainas të arrijë aspiratat e tij dhe të zhbllokojë potencialin e vendit të tyre”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

Donfried do të takohet gjithashtu me anëtarët e ambasadës së SHBA në Kiev, sipas deklaratës.


Lajmi kryesor:

Putin: Sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase janë vetëm një pjesë e asaj që ne mund të bëjmë! Fillon inspektimi i IAEA mbi akuzat për 'bombë të pista'


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?