Diola Dosti zyrtarizon lidhjen me biznesmenin e njohur, çifti publikon fotot

19 Mars, 07:12| Përditesimi: 19 Mars, 07:16

  • Share

Ish-banorja e Big Brother VIP, Diola Dosti dhe biznesmeni Erolld Belegu kanë zyrtarizuar lidhjen. Ka qenë Belegu që ka postuar disa foto në Instastory me dietologen.

Fillimisht ai ka postuar një fotografi ku shihet dora e Diolës dhe e tij. Më pas ai ka postuar një foto tjetër ku Diola e përqafon atë teksa lart fotografisë shkruan: “Thjesht Lumturi”.

Kujtojmë se Diola veçse nutriciste dhe dietologe është edhe blogere, ndërsa vitin e kaluar ajo mori pjesë në Big Brother VIP Albania.

Diola ka tre vajza nga martesa e saj e mëparshme, martesë kjo po ashtu me një shqiptar të Kosovës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?