Xhonatan Islami dhe Diola Dosti

Diola dhe Xhonatani çift? Banorët e 'Big Brother VIp' nisin aludimet, ja çfarë mendojnë për ta

28 Janar 2023, 11:35| Përditesimi: 28 Janar 2023, 11:41

  • Share

Diola dhe Xhonatani u caktuan nga “Vëllai i Madh” që të bënin një kërcim bashkë, në kuadër të lojës “Talent Show”, me një këngë latine. Kjo bëri që banorët e tjerë të Big Brother Vip të mendojnë se mes tyre mund të krijohet një marrëdhënie dhe “të lindin” ndjenjat.

Kërcimi dhe “afrimiteti” u vu re nga banorët, ku konkretisht Armaldo dhe Olta thanë se Xhoni ka një pëlqim për Diolën. Në një bisedë me aktoren, Armaldo u shpreh se Xhoni e kishte pranuar vetë që kishte eksperienca me vajzat më të mëdha në moshë, gjë që u pohua edhe nga Olta.

“Xhoni më tha që ka eksperienca me mosha më të mëdha. Kam nja dy ditë që e kam vënë re”- u shpreh Armaldo, ndërsa Olta Gixhari tha: “Ai është shumë djalë interesant, por nuk e dimë tani çfarë ndodh. Diola tha që kam një lidhje jashtë, por nuk jam e bindur nëse e ka”

Edhe gjatë provës javore, Diola dhe Xhonatni ishte bashkë si “çift” për realizimin e provës, ku duhej të kujdeseshin për një “bebe”. Dyshja u përfshinë shumë në rol dhe nisën të diskutonin dhe të afroheshin më shumë me njëri-tjetrin. Mbetet për t’u parë marrëdhënia mes tyre.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?