Miroslav Lajçak

'Dinari' Lajçak takon këtë javë kryenegociatorët: Të vijnë mendjehapur e me zgjidhje

15 Prill, 15:12| Përditesimi: 15 Prill, 15:15

  • Share

I dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të presë kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviç për një raund tjetër bisedimesh rreth vendimit për dinarin.

Në një postim në Facebook, ai deklaroi se pret që palët të shkojnë në takimin në Bruksel me mendje të hapur.

“Pres që të dyja palët të vijnë në takim me një mendje të hapur, fleksibilitet dhe një qasje të orientuar drejt zgjidhjes bazuar në idetë e paraqitura gjatë takimeve të mëparshme”, shkroi ai.

 Takimi i fundit mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut u zhvillua më 4 prill, por pa zgjidhje.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?