'Dinamon e kemi mundur 2 herë, ia dalim dhe të premten!' Murataj: Maksimumi për Partizanin këtë sezon Kupat e Europës

23 Shkurt 2022, 16:18| Përditesimi: 23 Shkurt 2022, 16:54

  • Share

Te Partizani besojnë se dy pikët e humbura kundër Vllaznisë do lihen pas në përballjen derbi të premtes kundër Dinamos. Të kuqtë e Dritan Mehmetit në 3 ndeshjet e fundit kanë marrë 2 fitore dhe 1 barazim dhe sipas mesfushorit Murataj këtë javë do jetë momenti për 3 pikët e rradhës.

“Pavarësisht se është në këtë gjendje Dinamo e meriton rrespektin sepse është një skuadër me kualitet. Faktori pozitiv është se e kemi mundur në dy ndeshje dhe mendoj se do ia dalim me sukses pavarësisht respektit për trajnerin Devolli e Dinamon. Do marrim një fitore këtë javë,”-deklaroi ai.

Për objektivin titull tashmë nuk besojnë as vetë të kuqtë.

“Objektivi për pjesën e kampionatit që ka mbetur është të kapim kupën e Europës ose të fitojmë Kupën e Shqipërisë,”-u shpreh Murataj.

Pas 21 javësh kampionat Partizani renditet në vendin e pestë me 29 pikë, 8 më pak se Kukësi i vendit të tretë që është i fundit momentalisht që shkon në Kupat e Europës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?