Sport

Dinamo rikthehet me risi në Superligë, prezanton logon e re të klubit

15 Qershor 2021, 17:16| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 17:32

  • Share

Dinamo sezonin e ardhshëm do të vijë me surprizë në Superligë. Klubi që u rikthye pas 9 vitesh në elitën e futbollit shqiptar ka prezantuar ditën e sotme logon e re. Me këtë risi Dinamo nis kështu një udhëtim të ri ku pretendon të ngjitet në lartësinë e emrit të saj, pasi ‘nëndetësja’ është 18 herë kampione e vendit.

“Dinamo nis një faqe të re në historinë e saj.

Klubi prezanton sot logon e re e cila vjen me një stil dhe konceptim modern duke u bazuar tek elementët historik që kanë shoqëruar klubin tonë që nga krijimi.

Konturi përkufizues i logos dhe dy vijat e bardha janë ndërtuar duke u bazuar në vijat përkufizuese të hartës së Tiranës në vitin 1950, vit i cili përkon me themelimin e klubit. Shkonja “D”, shfaqet e lakuar sipas trajektores së konturit.

Nis kështu rrugëtimi ynë për ndërtimin e një klubi dinjitoz, ashtu sikurse i ka hije historisë së lavdishme Dinamovite!”-shkruhet në faqen e klubit të Dinamos.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?