Klevi Qefalija

Dinamo 'pazar' te Tirana, merr lojtarin e Kombëtares

26 Janar, 19:31
  • Share

Vetëm 88 minuta të ndara në shtatë ndeshje këtë sezon janë shumë pak për Klevi Qefalijan, mesfushorin e Tiranës dhe Kombëtares U-21. Dikur Orges Shehi i dha një fanellë debutuesi në Superligë, teksa këtë sezon djaloshi ka 'humbur' te Tirana.

Tanimë janë rivalët e Dinamos që duket se kanë gjetur akordin dhe do prezantojnë këtë fundjavë 20-vjeçarin. Mesfushori përpara një viti ishte ndër talentet e vendit, me bardheblutë që shpresonin në një përsëritje të rastit "Muçi apo Çelhaka", kjo për të marrë të ardhura të konsiderueshme nga shitja e tij.

Parashikimet duket se nuk kanë dalë mirë dhe Qefalija është drejt rikthimit në shtëpi. I dalë nga Dinamo U-17, djaloshi më pas kaloi te Tirana e moshave për të kapur më pas ekipin e parë. Me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë ai ka luajtur në katër takime.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?